Kush po i financon disa OJQ dhe organizatat të ndryshme që të mos të lejohen investimet në Energji në Kosovë por, vetëm të importohet?

Kompanitë investuese që janë duke ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese nga Burimet e Rinovueshme në Republikën e Kosovës, përkundër vështirësive të mëdha që janë duke ballafaquar në terene të vështira, edhe përkundër që janë të pajisura me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, kohëve të fundi apo tash e një vit në mënyrë të vazhdueshme janë bërë prej e qarqeve të ndryshme të cilat të vetmin qëllim e kanë që ti pengojnë investitorët vendor dhe të jashtëm në realizimin e projekteve të gjelbërta.

Lajme

14/09/2019 11:37

Që nga viti 2007 kur është nxjerr udhëzimi administrativ për caqet e BRE-ve për 10 vitet e ardhshme, nga Ministria e Energjetikës së Kosovës, janë bërë analiza, studime të ndryshme teknike, mjedisore dhe financiare nga kompanitë e ndryshme, me të vetmin qëllim që të investohet në Kosovë dhe të zhvillohet sektori I energjisë në Kosovë, dhe po ashtu përmbushja e targetave të caktuara nga Komisioni Evropian, që janë caktuar për të gjitha shtetet e rajonin përfshirë edhe Kosovën.

 

 

Që nga viti 2010, kompanitë investuese vendore dhe të jashtme në tërë territorin e Kosovës në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë I kanë bërë studimet e tyre publike transparente, janë pajisur me vendimi nga kuvendet komunale për zhvillim të projekteve të BRE-ve, janë mbajtur edhe debate publike për lëshimin e Pëlqimeve Mjedisore nga Ministria e Mjedisit, janë pajisur me Leje Ndërtimore dhe autorizime nga ZRrEja, ku i gjithë procesi I kompletimit të dokumenteve ka zgjatur gati 3 vite.

Në vitin 2014, ka pasur edhe shkrime nga mediat dhe reagime edhe nga disa OJQ, dhe organizata tjera ku janë akuzuar edhe institucionet relevante për pengesa buruktratike, dhe pengimin e lëshmit të lejeve përkatëse për zhvillimin e hidrocentraleve dhe projekteve tjera sipas burimit të BREve.

Kohët e fundit jemi dëshmitar që janë ndërtuar disa projekte, ku edhe disa prej tyre janë lëshuar në operim komercial, ndërsa shumica e tyre janë në faza të ndryshme të ndërtimit, ku përveç vështirësive në teren janë ballafaquar edhe në qasjen e kredive bankare, kur dihet se realizimi I këtyre projekteve bëhet përmes kredive bankare dhe kamatat për financimin e tyre kanë qenë dhe janë mjaft të larta.

Siç, po shihet nga disa oponent të ndryshëm po mendohet apo edhe po thuhet në mënyrë tendenciozë dhe nuk po tregohet e vërteta se zhvillimi I këtyre projekteve është duke u bërë nga kapitali I vogël vetanak I kursimeve familjare dhe pjesa më e madhe është përmes kredive bankare, ku nga dita e marrjes së kredisë jemi të obliguar të paguajmë këstet ende pa filluar të gjenerojmë energji.

Përkundër këtyre problemeve, reagimet e shumta përmes mediave dhe OJQ-ve, dhe qarqeve të ndryshme po shihemi si shkatërrues të ambientit dhe të lumejve, kur dihet se ne kalojmë përmes një site të shqyrtimit dhe pajisjes me lejet përkatëse, dhe derisa të finalizohen këto projekte duhet të kalojnë më shumë se 4  vite, dhe kthimi I investimeve nuk mund të bëhet brenda periudhës 10 vjeqare, e të gjitha këto nuk po analizohen ose ndoshta me qëllim të caktuar po tentohen të pengohen, të cilat siç duket janë të orkestruara nga qarqe të ndryshme.

Kohët e fundit kemi ndëgjuar se disa kompani të cilat operojnë në Serbi e të cilat merren me tregtim të energjisë elektrike e që operojnë edhe në Kosovë, janë duke lobuar përmes mekanizmave të ndryshëm brenda dhe jashtë Kosovës, me të vetmin qëllim që të pengohet zhvillimi i projekteve në Kosovë, dhe shtetin e Kosovës ta shndërrojnë në një treg të konsumit nga jashtë, kur dihet se Kosova është duku u furnizuar nga Serbia tash e 20 vite, dhe kompanitë Serbe janë lider në  shitjen e energjisë në Kosovë dhe fitimin e milionave e realizojnë në kurriz të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kompanitë investuese vendore dhe të jashtme janë duke vepruar dhe veprojmë në pajtim me tërë legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë, askush deri më tani nuk është dëmtuar nga realizimi i këtyre projekteve, përkundrazi kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga realizimi I këtyre projekteve.

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se i tërë ky proces është duke u realizuar në harmoni të plotë me procedurat ligjore që aplikohen. /Lajmi.net/