Kush ishte princi Philip – Historia e princit të Anglisë, që në fakt kishte qenë kushëri i mbretëreshës

Philip ishte i njohur si princi i Greqisë dhe Danimarkës.

Fun

12/04/2021 10:03

Princi Philip, burri i mbretëreshës Elizabeth II për më shumë se 7 dekada ka qenë i martuar me mbretëreshën, dhe ndërroi jetë në moshën 99 vjeçe, shkruan lajmi.net.

Duka i Edinburgh ndërroi jetë mëngjesin e të premtës në pallatin mbretëror. Duka ka kaluar një muaj në spital para pak kohësh si shkak i një problemi me zemër.

Princi Philip nuk e morri kurrë titullin mbret, sepse në atë rast do të kishte titull më të lartë se mbretëresha, dhe për shkak që ai nuk kishte nacionalitet anglez.

Pavarësisht kësaj, ai kishte gjak mbretëror edhe para se të martohej me Elizabeth në vitin 1947, që atëherë ishte princeshë.

Ai dhe mbretëresha Elizabeth II ishin direkt të lidhur me gjak përmes mbretëreshës Victoria, shkruan lajmi.net.

Mbretëresha Victoria

Philip lindi në ishullin grek Corfu në virin 1921 me emrin Philippos Schleswig-Holstein Sonderburg-Glucksburg.

Ai ishte fëmija i pestë dhe i biri i vetëm i princit Andrew të Greqisë dhe princeshës Alice të Battenberg, që kishte paraardhës anglez.

Babai i Philip, princi Andrew ishte vëllai më i ri i mbretit Constantine I të Greqisë, dhe nipi i mbretit Christian IX të Danimarkës.

Pasi që babai i tij kishte rrënjë daneze, Philip u njoh si princi i Greqisë dhe Danimarkës. Jostabiliteti politik në Greqi e detyroi të atin e Philip të largohet nga Greqia së bashku me familjen e tij në dhjetor të vitit 1922.

Mbreti George V i Anglisë dërgoi flotën detare mbretërore të transportonte familjen e Philip nga Greqia, shkruan lajmi.net. Nëna e Philip kishte qenë stërmbesa e mbretëreshës Victoria, dhe ishte lindur në pallatin mbretërorë ku sot familja mbretërore jeton.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip gjatë martesës së tyre në nëntorë të vitit 1947

Philip ishe stër-stërnipi i mbretëreshës Victoria nga ana e nënës së tij. Mbreti George IV, babai i Elizabeth ishte stërnipi i mbretëreshës Victoria. Pra Philip dhe Elizabeth kishin qenë kushëri të tretë.

Elizabeth dhe Philip u takuan kur ishin vetëm fëmijë, në vitin 1934. Elizabeth ishte 8 vjeçe, ndërsa Philip 13.

Kur Elizabeth ishte 13 vjeç, ajo vizitoi kolegjin mbretëror të marinës me familjen e saj, ku takoi përsëri princin Philip, që në atë kohë ishte 18 vjeç.

Ata filluan të shkruan njëri tjetrit letra. Ata shpallën fejesën e tyre në vitin 1947, kur Elizabeth ishte 21 vjeç, dhe atë vit Philip hoqi dorë nga titulli mbretërorë grek dhe danez. /Lajmi.net/