Kush ishte në fakt Albert Krasniqi që dyshohet se u vra nga babai i tij dhe publikimi i tij i fundit dedikuar vajzës

Një vrasje e rëndë ndodhi pak më parë në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

ShowBiz

27/01/2021 18:25

Viktima Albert Krasniqi dyshohet se humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë që mori nga babai i tij.

Por kush ishte në fakt Albert Krasniqi?

I njëjti u bë i njohur më tepër për publikun kosovar pasi ishte i martuar me ish-miss Kosova, Besa Gashi, por që të njëjtët patën disa kriza martesore herë pas herë.

Madje ka pak javë që në media qarkulloi informacioni që dyshja janë ndarë, gjë që doli të jetë e vërtetë.

Nga kjo martesë me Besa Gashin, Albert Krasniqi ka edhe një vajzë, transmeton lajmi.net.

Madje postimin e fundit të cilin e bëri në rrjetet sociale ia dedikoi pikërisht asaj.

Albert Krasniqi pati disa herë probleme me ligjin, por një nga rastet kur bëri bujë më tepër ishte përplasja që pati me reperin Noizy.

Të njëjtit patën një përleshje të armatosur, ku i plagosur pati mbetur Noizy.

Rasti vazhdoi tutje para gjyqësisë, ku vetë Albert Krasniqi pati pranuar fajësinë, duke shtuar se ndjehet keq për rastin që ndodhi.

Madje ai pati theksuar se janë pajtuar dhe se mbeten miq.

Albert Krasniqi ishte i njohur për publikun edhe si menaxher i disa prej fytyrave publike të muzikës, e një prej tyre edhe Skivi nga grupi BabaStars.

Ngjarja e sotme padyshim se është mjaftë e rëndë, teksa i arrestuar lidhur me këtë rast është babai i Albert Krasniqit./Lajmi.net/