Kush do ta besonte se Mourinho do ta thoshte këtë gjë për Guardiolan

Jose Mourinho ka ndryshuar shumë pikëpamjet kur është fjala për futbollin.

Sport

10/05/2019 09:51

Koha e qëndrimit pa skuadër që disa muaj, duket se ka ndikuar te trajneri portugez që të shikojë futbollin me një “sy” tjetër.

Ish trajneri i Interit, Real Madridit, Chelsea e Manchester United, ka filluar të tregojë respekt maksimal për njerëzit të cilët i ka pasur rivalë të mëdhenj për një kohë të gjatë.

Mourinho ka befasuar me përgjigjen e tij kur është pyetur nëse Pep Guardiola është njeriu i duhur për Manchester Cityn në një përpjekje të re për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Kur flasim për Guardiolan, nuk po flasim vetëm për një nga trajnerët më të mirë të momentit, por një nga më të mirët e të gjitha kohërave”, ka deklaruarMourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën. Nuk mund të them se ai nuk është personi i duhur për këtë gjë. A mund të gjesh dikë më të mirë se ai?”, ka vazhduar ai./Lajmi.net/