“Kush del i pari nga PDK, LDK, AAK i takon kryeministri” – Hamza tregon për marrëveshjen që e përkrah ai

Kandidati për kryeministër nga PDK dhe kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka treguar se si mund të formohet qeveria e përbashkët e partive që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar. Ai në KlanKosova, ka thënë se kryeministrin do ta ketë kush del i pari, shkruan lajmi.net. “Po e them për herë të parë,…

Lajme

23/12/2025 21:56

Kandidati për kryeministër nga PDK dhe kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka treguar se si mund të formohet qeveria e përbashkët e partive që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar.

Ai në KlanKosova, ka thënë se kryeministrin do ta ketë kush del i pari, shkruan lajmi.net.

“Po e them për herë të parë, kush del i pari nga PDK, LDK dhe AAK i takon kryeministri”, ka thënë Hamza për marrëveshjen mes këtyre partive që e përkrah ai.

Ai ka thënë se nuk ka rëndësi për të më pas se kush merr një ministri më pak e kush më shumë. /Lajmi.net/