Kusari-Lila në ditën e parë të vitit, viziton repartin gjinekologjik
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i ka bërë vizitë repartit të gjinekologjisë në spitalin regjional “Isa Grezda” në ditën e parë të vitit 2017
Lajme
Ajo ka uruar nga afër nënën që ka lindur fëmijën e parë në këtë komunë në vitin e ri.
“Fëmija i parë në Komunën e Gjakovës është djalë dhe është pagëzuar me emrin Omer”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
“Siç u njoftuam nga mjeku kujdestar Dr.Butrint Kusari, lindja ka shkuar në mënyrë spontane pa ndonjë problem. Gjithashtu edhe nga emergjenca e spitalit regjional, u njoftuam se nata e ndërrimit të moteve ishte e qetë pa ndonjë rast të veçantë”, ka përfunduar ajo, transmeton Klan Kosova.