Kurti: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja dhe kurrë s’ka qenë më e madhe e më mirë e armatosur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e vendit për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. “Qëndrojmë ne politikanë të zgjedhur ju, si për ditën e çlirimit ashtu edhe për ditën e lirisë. Përpara mes nesh jeni ju, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Policisë së Kosovës. Kadetë, ushtarë, oficerë  nën oficerë. Parakalimi juaj…

Lajme

12/06/2024 12:29

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e vendit për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Qëndrojmë ne politikanë të zgjedhur ju, si për ditën e çlirimit ashtu edhe për ditën e lirisë. Përpara mes nesh jeni ju, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Policisë së Kosovës. Kadetë, ushtarë, oficerë  nën oficerë. Parakalimi juaj sot këtu na mbush me krenari dhe na jep ndjenja sigurie. Sot ritmi i hapave të juaja, i zhurmës së qizmeve që  keni mbathur na kthen në zemrat ton ritmet që ju shohim me kaq admirim.Këto armë të aq llojllojshme dhe kaq moderne shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë janë zgjatime të duarve të juaja të fuqishme në gatishmërinë e juaj për të mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë sovranitetin  dhe dinjitetin e qytetarëve të saj. Ushtarë dhe policisë e mysafirë e miq që na jeni bashkuar, jam shumë i gëzuar të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejtë të FSK-së.Kjo është arritur falë punës sonë shumëvjeçare e veçanërisht të tri viteve të fundit. Falë shtimit të buxhetit dhe rekrutimit të ushtarëve të rinj, të cilëve këtë vit iu bashkohen edhe 600 rekrutë të rinjë.Deri para pak kohës kishin armatim të lehtë personal, tani janë pajisur edhe me armatim të rëndë e deri me dronët ‘Bajraktar’. Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot dhe më mirë e armatosur e pajisur”, tha Kurti.

Ai theksoi se FSK-ja “kurrë s’ka qenë më mirë e trajnuar e shkolluar tek ushtritë e mikeve perëndimore. Kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve tanë.Ky është misioni i sa të mbrojë Kosovën dhe të avancohet drejtë miqve tanë për të mbrojtur paqen në rajon dhe në botë. Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja që si prijës e kishte Adem Jasharin. Ajo UÇK-që po kështu me pak armë personale e filloi luftën për çlirim por me vullnet të patheyshëm e arriti atë 25 vjet më parë bashkë me aleatët tanë”,tha ai, transmeton lajmi.net.

“Trashëgimia e Adem Jasharit dhe e UÇK-së sot është e përbashkuar tek FSK-ja dhe tek komandanti i saj, i juaji dhe i yni, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nipi i Ademit dhe i Hamzës”,shtoi ai./Lajmi.net/