Kurti udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Sipas njoftimit të Qeverisë, në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri.