Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një video-adresim në gjuhën serbe, përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut të Kosovës që të aplikojnë në pozitat e hapura të punës në institucione. Në këtë mesazh, Kurti ka garantuar se procesi i përzgjedhjes do të bazohet në parimet e meritokracisë, duke theksuar se…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një video-adresim në gjuhën serbe, përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut të Kosovës që të aplikojnë në pozitat e hapura të punës në institucione.
Në këtë mesazh, Kurti ka garantuar se procesi i përzgjedhjes do të bazohet në parimet e meritokracisë, duke theksuar se çdo qytetar që i plotëson kriteret, pavarësisht përkatësisë etnike, do të trajtohet në mënyrë të barabartë.
“Ftoj të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kontribuojnë në sektorin publik, të aplikojnë për pozitat e hapura. Përzgjedhja do të bëhet sipas meritës,” është shprehur ndër të tjera Kurti në adresimin e tij.
Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e integrimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke shtuar se shteti u takon të gjithëve, dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta për punësim dhe avancim.