Kurti u drejtohet protestuesve, pritet vazhdimi i protestës
Menjëherë pas lirimit nga policia, Kurti ka ardhur tek protestuesit që po protestonin për lirimin e tij.

Lajme
Kurti ka treguar detaje të arrestimit të tij, duke thënë se: “ “Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë ndal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti.
“As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari.
Në ndërkohë pritet që të rritet numri i protestuesve, ngaqë edhe aktivistë nga qytete të tjera të Kosovës tashmë janë nisur për Prishtinë. /lajmi.net