Kurti takohet me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s, diskutohet çështja e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë dhe Zvicrës. Kështu është njoftuar përmes një komunikate nga qeveria ku, është shtuar se në takim është potencuar përkushtimi i palëve për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të shteteve…

Lajme

26/08/2022 17:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë dhe Zvicrës.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate nga qeveria ku, është shtuar se në takim është potencuar përkushtimi i palëve për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të NATP-s dhe BE-së, shkruan lajmi.net.

Po ashtu njoftohet se në këtë takim është biseduar edhe për proceset çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s e BE-së, si dhe Japonisë e Zvicrës

Prishtinë, 26 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u potencua përkushtimi i palëve për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.

Lidhur me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/