Kurti takohet me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë dhe NATO-s

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.   Ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në…

Lajme

08/10/2025 12:33

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

 

Ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë. 

 

“Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /LAjmi.net/