Kurti si i mandatuar- Flet për normalizimin e marrëveshjes me Serbinë për zgjedhjet e madje edhe për gazetarët se nuk duhet të pengohen në punën e tyre
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pa ndonjë marrëveshje, ka nisur prezantimin e ekspozesë për qeverinë e re, përbërjen e së cilës do ta prezantojë dhe hedh në votim më pas. Teksa gjatë këtij prezantimi ai ka përmendur shumë tema të cilat prekin shtetin tonë. Gjatë fjalimit të tij ai foli për, normalizimin e marrëveshjes…
Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pa ndonjë marrëveshje, ka nisur prezantimin e ekspozesë për qeverinë e re, përbërjen e së cilës do ta prezantojë dhe hedh në votim më pas.
Teksa gjatë këtij prezantimi ai ka përmendur shumë tema të cilat prekin shtetin tonë.
Gjatë fjalimit të tij ai foli për, normalizimin e marrëveshjes me fqinjin verior, zgjedhjet lokale e zgjedhjen e Presidentit në mars.
“Mbrojtja e të drejtave të njeriut e pakicave e barazinë e të gjithë qytetarëve pas asnjë dallim.
Do të vazhdojmë me investime për sovranitet për të pasur siguri në komunat e shtëpitë pavarësisht komunitetit ata janë të barabart Kosova është një e pandashme dhe asnjë sdo të jetë mbi të.
Do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm procesin e Berlinit dhe proceset tjera se pse besojmë se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal i kontribuojnë paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.
Do të punojmë më këdo që e shtrijnë dorën mbi bazën e respektit të ndërsjellët.
Normalizimin e marrëveshjes me fqinjin tonë do ta ndjekim sipas marrëveshjes bazike e aneksit zbatues nga Ohri por siç kemi vepruar në katër vitet e fundit.
Para nesh kemi raundin e balotazhit për zgjedhje lokale në mars të vitit që vjen ato të presidentit
Dezinformata nuk është vetëm problem etik i gazetarisë është kërcenim për të vërteten në demokracinë.
Si shoqëro duhet të lundrojmë me kujdes mes lirisë së shprehjes që është themel i demokracisë dhe dezinformata që shfrytzon këtë liri në dëm të saj.
Asnjë qeveri nuk duhet tu thotë qytetarëve dhe gazetarëve se çfarë duhet të thonë apo të publikojnë por nëse duam që ajo të mbrohet atëheë është përgjegjësi e secilit ta mbrojë atë”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/