Kurti shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në Jabllanicë: Qeveria është pranë jush në këto ditë të vështira

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre të miturve që kanë humbur jetën në incidentin në Jabllanicë të Gjakovës. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo vdekje ka pikëlluar mbarë popullin, shkruan lajmi.net. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku…

Lajme

02/02/2025 16:19

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre të miturve që kanë humbur jetën në incidentin në Jabllanicë të Gjakovës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo vdekje ka pikëlluar mbarë popullin, shkruan lajmi.net.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar. Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira. Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: