Kurti: Serbia nuk kalon, urime Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar Zvicrës fitoren dhe kualifikimin nga faza e grupeve të Botërorit “Katar 2022”. Kurti urimin e ka bërë në ‘Facebook’, duke thënë se Serbia nuk kalon dhe duke ia bashkëngjitur urimit fotografinë e festimit të dy futbollistëve kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”,…

Lajme

02/12/2022 22:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar Zvicrës fitoren dhe kualifikimin nga faza e grupeve të Botërorit “Katar 2022”.

Kurti urimin e ka bërë në ‘Facebook’, duke thënë se Serbia nuk kalon dhe duke ia bashkëngjitur urimit fotografinë e festimit të dy futbollistëve kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ka shkruar Kurti.

Në ballafaqimin e Zvicrës me Serbinë, helvetikët fituan me rezultat 3-2 duke arkëtuar gjashtë pikë, të cilat ia mundësuan kualifikimin drejt fazës eliminatore.

Golin e parë e shënoi sulmuesi Shaqiri, golë ky i vlefshëm për tri pikët e kombëtares zvicerane. /Lajmi.net/