Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin Sprecher: Për tri vjet, Zvicra do të ndaj më shumë se 64 milionë franga për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher. Ai ka thënë se atë e ka falenderuar për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve. “Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës…

Lajme

16/07/2026 11:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher.

Ai ka thënë se atë e ka falenderuar për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

“Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi, pavarësia e deri te zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Republikës sonë. Mërgata jonë e dashur është themel i lidhjes së fortë mes dy shteteve tona, që gradualisht dhe vazhdueshëm po rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare, të cilave do t’u japë një hov të ri e të shtuar ratifikimi i marrëveshjes për tregti të lirë – EFTA”, ka shkruar Kurti.

Ai është shprehur mirënjohës për kontributin e Zvicrës në kuadër të KFOR-it dhe programin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në kuadër të të cilit ka thënë se për periudhën e re 2026-2029 janë të zotuara më shumë se 64 milionë CHF për Kosovën, pas 88 milionë CHF për periudhën paraprake 2022-2025 /Lajmi.net/

Postimi i plotë: