Kurti përkrahë haptas koalicionin “Vlen” në RMV

Këshilltari i Punëve të Jashtme për Maqedoninë e Veriut në kabinetin e Qeverisë Kurti, Bekim Qoku, ka lajmëruar një tubim të koalicionit shqiptar në RMV “Vlen”. Qoku ka thënë se Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë tubim, duke e bërë të qartë mbështetjen e Kurtit të koalicionit “Vlen” në RMV. “Tubim i përbashkët…

Lajme

12/04/2024 18:36

Këshilltari i Punëve të Jashtme për Maqedoninë e Veriut në kabinetin e Qeverisë Kurti, Bekim Qoku, ka lajmëruar një tubim të koalicionit shqiptar në RMV “Vlen”.

Qoku ka thënë se Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë tubim, duke e bërë të qartë mbështetjen e Kurtit të koalicionit “Vlen” në RMV.

“Tubim i përbashkët VLEN”, së bashku me kryeministrin Albin Kurti i cili do të mbahet më 20 prill 2024 në ora 19:00 në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, në adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf!”- ka shkruar Qoku në “Facebook”.

Përveç Kurtit në këtë tubim do të marrin pjesë edhe kryetari I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kandidati për president Arben Taravari, kryetari I Alternativës Afrim Gashi, kryetari I Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti si dhe vet Qoku.