Kurti në përvjetorin e 11 Shtatorit: Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në organizimin për të nderuar viktimat e sulmit të 11 Shtatorit ka mbajtur një fjalim të shkurtër. Kurti fillimisht foli për udhëtimin që e pati vitin e kaluar në ShBA dhe për vizitën që i kishte bërë memorialit dhe muzeut të 11 Shtatorit, transmeton lajmi.net. “Prej të gjitha udhëtimeve që…

Lajme

11/09/2026 09:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në organizimin për të nderuar viktimat e sulmit të 11 Shtatorit ka mbajtur një fjalim të shkurtër.

Kurti fillimisht foli për udhëtimin që e pati vitin e kaluar në ShBA dhe për vizitën që i kishte bërë memorialit dhe muzeut të 11 Shtatorit, transmeton lajmi.net.

“Prej të gjitha udhëtimeve që kam bërë në ShBA, një ndër përvojat më mbresëlënëse ka qenë vizita bashkë me gruan time tek memoriali dhe muzeu i 11 Shtatorit, në ‘Ground Zero’, të qytetit të New York-it vitin e kaluar. Aty patëm mundësi të bëjmë homazhe, të kujtojmë viktimat dhe të mësojmë dhe reflektojmë mbi të gjitha mbi aspektet e sulmeve të asaj dite.”, tha ai.

Kurti shtoi se Kosova gjithmonë do të jetë përkrah Amerikës.

“Para 25 viteve, ShBA pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet dhe bota pësoj ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike. Kosova qëndron përkrah ShBA-ve, jo vetëm se ShBA-ja nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën, sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera është e palëkundur.”, u shpreh ai.

Në fund, kryeministri në detyrë, tregoi se çfarë shënimi kishte lënë në vizitën e tij në ‘Ground Zero’.

“Në dalje të muzeut ‘Ground Zero’, lash një shënim të thjeshtë, “Kujtimi jeton, liria fiton”, përfundoi ai./lajmi.net/