Kurti në OKB takohet me Kallas: Dënimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i rëndë dhe i padrejtë, do të angazhohemi që të korrigjohet në Apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA, në selinë e OKB-së, ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Ai ka thënë se pasnesër më 24 shtator, bëhen tri vite nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në…

Lajme

22/09/2026 21:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA, në selinë e OKB-së, ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Ai ka thënë se pasnesër më 24 shtator, bëhen tri vite nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku, në ndërkohë, ai ka theksuar se Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë. Për këtë kërkova përkrahjen e BE-së që t’i bëjnë trysni Serbisë.

“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi pa transparencë në tërësinë e tij. Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohem në shkallën e apelit. Ushtria Çlirimtare Kosovës lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Serbia ishte agresori me plan gjenocidal. Qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe mijëra u vranë, ndërsa rreth 20 mijë gra e burra konsiderohen viktima të dhunës seksuale që u përdor si armë lufte. Shumë krime të forcave serbe mbeten ende pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në takim ka ngritur edhe çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që ka thënë se në Serbi nuk gëzojnë të drejta të barabarta.

“Aty ka një nënpërfaqësim të theksuar në institucione, teksa vazhdon spastrimi etnik administrativ me heqjen e adresave. Teksa fqinji ynë verior sikur qëndron mes Rusisë e Kinës, duke i kthyer shpinën vlerave demokratike dhe duke kthyer kokën vetëm për fondet e BE-së, Republika e Kosovës është strategjikisht e përcaktuar dhe e palëkundur në rrugën e saj të integrimit evropian dhe euro-atlaktik. Jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuajse të gjitha fushat dhe jemi të gatshëm të punojmë edhe më shumë, andaj përgjigjja e duhur dhe e domosdoshme e Brukselit do të ishte dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: