Kurti: Ndërkombëtarët na ndjekin kur ecim dhe na shtypin kur ngecim

Në një intervistë për Ora News në Shqipëri, kryetari i Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti, pati folur për faktorin ndërkombëtar, duke thënë se ata na ndjekin kur ecim dhe na shtypin kur ngecim.

Lajme

28/01/2020 14:49

Albin Kurti në pamundësi për të mos u marrë vesh me LDK-në në lidhje për koalicionin e Qeverisë, dje i ka bërë ftesë shteteve të QUINT-it dhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, që të jenë të pranishëm sot në takimin e tij me Isa Mustafën.

Mirëpo dikur ai i fajësonte ndërkombëtarët duke thënë se ata na ndjekin kur ecim dhe na shtypin kur ngecim, transmeton Metro.

E sot pak para takimit të paralajmëruar në ora 17:00, shtet e QUINT-it iu kanë përgjigjur Kurtit, duke thënë se nuk janë ndërmjetësues të koalicionit.