Kurti me perlën e mbrëmjes: Po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë!

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti në Televizionin Publik e ka lëshuar perlën e mbrëmjes. Ai pretendon se prej që ka ardhur kryeministër, po e vëren një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë, transmeton lajmi.net. “Unë po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë. Gjendja në Kosovë është shumë më…

Lajme

27/12/2025 22:27

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti në Televizionin Publik e ka lëshuar perlën e mbrëmjes.

Ai pretendon se prej që ka ardhur kryeministër, po e vëren një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Unë po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë. Gjendja në Kosovë është shumë më e mirë, pakrahasueshëm më mirë, se me kohën kur janë larguar ata. Kthimi i mërgatës është shumë i dëshirueshëm dhe shumë i mundshëm.”, tha ai fillimisht.

Por, këtu nuk mbaron spektakli i Kurtit në RTK. Ai tha se 70 mjekët që janë larguar nga Kosova vitin e kaluar, janë larguar vetëm përkohësisht dhe se vitin e kalaur 194 mjekë nga diaspora kanë aplikuar për t’u rikthyer në Kosovë.

“Vitin e kaluar kemi pasur 70 mjekë që janë larguar nga Kosova përkohësisht, ndërkohë 194 mjekë kanë aplikuar nga diaspora që të rikthehen, është hera e parë e trefishit që shkojnë, kthehen.”, tha Kurti./lajmi.net/