Kurti: Mbi 2 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me mbi 1 mijë e 200 gra
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Policinë e Kosovës për diplomimin e gjeneratës së 61-të. Me rastin e diplomimit, Kurti tha se ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit personalisht dhe kolektivisht, privatisht dhe publikisht, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa të veshësh uniformën policore dhe të marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Policinë e Kosovës për diplomimin e gjeneratës së 61-të.
Me rastin e diplomimit, Kurti tha se ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit personalisht dhe kolektivisht, privatisht dhe publikisht, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa të veshësh uniformën policore dhe të marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve.
“Andaj nga sot duke u betuar me këtë ceremoni diplomimi mekëto uniforma të reja që po rrinë kaq bukur, e me këto armë e pajisje në brez që po u kanë hije kaq shumë po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale që ka për obligim t’i përgjigjet detyrës për respektimin e ligjit. Struktura gjinore dhe etnike e kësaj gjenerate që sot tregon edhe vetë strukturën e shoqërisë sonë dhe politikën tonë. Në këtë gjeneratë po diplomomohen gjithsej 462 pjesëtarë, prej të cilave 406 janë burra dhe 56 vajza e gra. Nga kjo gjeneratë janë edhe 79 serbë, 21 boshnjakë e të tjerë. Kjo shpërfaq edhe suksesin e integrimit të komuniteteve jo shumicë në institucionet e sigurisë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Kurti tha se si kryeministër është munduar që të marrë pjesë në secilën ceremoni diplomimi të gjeneratave të policisë.
“Po më vie mirë që në mandatin tonë zotimi ynë për 2 mijë policë të rinj po përmbushet dhe po tejkalohet. Brenda këtyre katër viteve janë diplomuar 6 gjenerata kadetësh me gjithsej 2 mijë e 475 pjesëtarë të rinj policorë ”shtoi ai.
Kurti tha se në Policinë e Kosovës shërbejnë 1 mijë e 247 vajza dhe gra me grada të ndryshme, kurse nga sot po bëhen 1 mijë e 303 zyrtare policore./Lajmi.net/