Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë e përmbylljes së projektit “Maths4talents”, nismë e cila ka ofruar trajnime falas për nxënës të talentuar në lëndën Matematika e Olimpiadave. Gjatë fjalës së tij Kurti ka thënë se matematika është vendimtare si për zhvillimin e logjikës të nxënësit gjithashtu edhe për thellësinë dhe mprehtësinë…

Lajme

24/11/2024 09:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë e përmbylljes së projektit “Maths4talents”, nismë e cila ka ofruar trajnime falas për nxënës të talentuar në lëndën Matematika e Olimpiadave.

Gjatë fjalës së tij Kurti ka thënë se matematika është vendimtare si për zhvillimin e logjikës të nxënësit gjithashtu edhe për thellësinë dhe mprehtësinë e mendjes.

“Besoj që Matematika së bashku me Gjuhën janë dy lëndët më të rëndësishme për fëmijët, për nxënësit, për të ardhmen e tyre profesionale dhe për ngritjen e tyre intelektuale, e edhe artistike”, tha Kurti para nxënësve dhe të pranishmëve tjerë.

 Ai tutje ndau njoftimin me ta se vitin e ardhshëm Qeveria e Kosovës do të mbështesë organizimin e Garës Evropiane të Matematikës për vajzat dhe se për këtë qëllim tashmë janë ndarë 200 mijë euro, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për fuqizimin e edukimit dhe përkrahjen e talenteve.

 Ndërkaq Kryeministri u zotua që Qeveria do të vazhdojë ta përkrahë çdo iniciativë e cila e promovon shkencën në përgjithësi, e posaçërisht Matematikën duke e bërë këtë fushë një burim të dijes e të frymëzimit për brezat e ri. /Lajmi.net/