Kurti krenohet me kompaninë që tentoi të fuste në treg peshq me krimba
Kryeministri në detyrë Albin Kurti është krenuar me rritjen e kompanisë Delfin Ltd, e cila këtë vit tentoi të fuste në tregun e Kosovës peshq të kontaminuar me krimba. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar sot kompaninë me bazë në Lipjan ku është pritur nga udhëheqësit e kompanisë. Sipas Kurtit, kompania Delfin Ltd ka shënuar…
Lajme
Kryeministri në detyrë Albin Kurti është krenuar me rritjen e kompanisë Delfin Ltd, e cila këtë vit tentoi të fuste në tregun e Kosovës peshq të kontaminuar me krimba.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar sot kompaninë me bazë në Lipjan ku është pritur nga udhëheqësit e kompanisë.
Sipas Kurtit, kompania Delfin Ltd ka shënuar rritje prej 100% në numrin e të punësuarve në krahasim me pesë vjet më parë.
“Në vitin 2020 kompania e shitjeve dhe distribuimit të mallrave ushqimorë Delfin LTD, i kishte 131 të punësuar. Sot ajo i ka 264 punëtorë, rritje prej 100%”, është krenuar Kurti me kompaninë, e cila këtë vit pati probleme me importin e peshkut të kontaminuar me krimba.
Një sasi prej 35 mijë kilogram peshk i importuar nga Spanja nga kjo kompani në vitin 2023 kishte rezultuar e kontaminuar me krimba.
Vitin e kaluar, peshkun me krimba kompania Delfin Ltd u përpoq ta fuste në tregun vendas, pavarësisht prej një urdhri për asgjësim të cilin e kishte nxjerrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.