Kurti i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ururar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak pasi u krye atentat ndaj tij. Përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se dhuna nuk ka vend në demokraci. “Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të…

Lajme

15/05/2024 17:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ururar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak pasi u krye atentat ndaj tij.

Përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/