Kurti i shkon për vizitë Alban Hysenit

Ditën e sotme, kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni do të ketë për vizitë kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Kurti gjatë vizitës së tij në Gjilan do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra…

Lajme

01/12/2023 08:19

Ditën e sotme, kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni do të ketë për vizitë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kurti gjatë vizitës së tij në Gjilan do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan. Prononcimi për media në ora 09:15) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. (Ora 09:30)”, thuhet në njoftim.

Pos vizitës së punimeve në rrugën ‘’Hamdi Kurteshi’’, Kurti do të marrë pjesë edhe në inagurimin e parkut ‘’Banja’’, duke filluar nga ora 11:00./Lajmi.net/