Kurti i gëzohet fortë njohjes së Kosovës nga Bahamas, përmend edhe Osmanin

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shteti i Bahamas ka njohur Republikën e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Përmes një postimi, Kurti theksoi se pas vitit 2024, të cilin e quajti “vit i pasaportës sonë”, viti…

Lajme

19/12/2025 18:09

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shteti i Bahamas ka njohur Republikën e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Përmes një postimi, Kurti theksoi se pas vitit 2024, të cilin e quajti “vit i pasaportës sonë”, viti 2025 po shënon njohje të reja për Kosovën pas një periudhe të gjatë, raporotn lajmi.net

Sipas tij, Bahamas është shteti i katërt që e njeh Kosovën gjatë këtij viti dhe i 121-ti në total që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai uroi qytetarët e Kosovës për këtë zhvillim dhe shprehu mirënjohje të veçantë për presidenten Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në këtë proces.

Postimi i plotë:

Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë. Bahamas bëhet shteti i katërt sivjet dhe i 121-ti që e njeh Republikën tonë si shtet të pavarur dhe sovran.
Urime të gjithë qytetarëve dhe një mirënjohje e veçantë për presidenten tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për një tjetër arritje në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Kosovës po i shtohen miqësitë e reja dhe, bashkë me to, edhe mundësitë e bashkëpunimit. Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas./Lajmi.net/