Kurti flet si i mandatuar: Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion, ftoj secilin deputet të votoj për interes publik
I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në seancën ku do të paraqes kabinetin e tij qeveritar. “Mbi 6 muaj më në fund kemi kuvend të konstituuar dhe kemi arritur në pikën e votimit të qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedent në Republikë. Kjo vonesë ka…
Lajme
I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në seancën ku do të paraqes kabinetin e tij qeveritar.
“Mbi 6 muaj më në fund kemi kuvend të konstituuar dhe kemi arritur në pikën e votimit të qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedent në Republikë. Kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, proceset e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë pranë partnerëve tanë. Përpjekja për të ndërtuar një shumicë qeverisëse nuk dhanë rezultat, përkundër tentimeve tona të disahershme. Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte thënë se do të duhej të kishte një të tillë. E sot do të mund t’i jepnim vendit qeverinë e koalicionit, e numrat e nevojshëm për sfidën e zgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.
Ai deklaroi se kjo sfidë është që na pret pas 4 muajsh.
“Sidoqoftë si pasojë e mosgatishmërisë për të marrë përgjegjësinë që qytetari të marrë atë që iu është besuar. Sot qeveria propozohet si akt i shërbimit ndaj vendit. Ky votim është përgjegjësi shtetërore, pa votimin e qeverisë së re vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa buxhet të miratuar e pa institucione të miratuara.Kjo do rrezikonte rrezik për paga, pensione, shtesat për fëmijë, furnizimet me barna e funksionimit e vendit e ligjit.Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të eci përpara. Në mungesë të një kuvendi funksional janë edhe 33 agjenci e institucione shtetërorë pa mbikëqyrje institucionale e kjo ka krijuar rrezik në zbatimin e politikave. Ngjashëm pa qeveri me kompetenca të plota është një ditë humbje për qytetarin e shtetin. Derisa nuk votohet qeveria e re kjo thotë se do të ketë qeveri ën detyrë. Por deputetët do të kenë të pamundur të kërkojnë llogari nga një qeveri ën detyrë”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
“Sot s’jemi këtu për të ndarë pushtet megjithëse kemi pasur oferta për partitë e tjera. Ftoj secilin deputet të votoj jo për interes partiak, por për interesin publik e shtetërorë t’i japim vendit qeverinë er e nga zgjedhjet e 9 shkurtit”./Lajmi.net/