Kurti e thotë edhe këtë: Kosova po lulëzon, Gjermania buzë recensionit

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kryeministri aktual Albin Kurti, ka vazhduar me deklaratat e tij të çuditshme. Ai në një tubim elektoral në Podujevë, ka thënë se Gjermania është buzë recensionit, kurse Kosova po lulëzon ekonomikisht. Si rezultat, ka thënë se pret që mërgimtarët nga atje të kthehen në Kosovë. “Kanë me…

Lajme

04/02/2025 21:38

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kryeministri aktual Albin Kurti, ka vazhduar me deklaratat e tij të çuditshme.

Ai në një tubim elektoral në Podujevë, ka thënë se Gjermania është buzë recensionit, kurse Kosova po lulëzon ekonomikisht.

Si rezultat, ka thënë se pret që mërgimtarët nga atje të kthehen në Kosovë.

“Kanë me nis me ardhë e me u kthy gjithnjë e ma shumë prej diasporës në Kosovë, se kur janë shku në vitet e 90’ta këtu ka qenë terrori i Serbisë e apartheidi, e kur kanë shku në Gjermani atje, azilin ua kanë dhanë menjëherë, banesën ja u kanë gjet, edhe Gjermania pat lulëzu se u pat bashku e u shëndrru në motorin e industrisë Evropiane.

Mirëpo sot, të dashur qytetarë, Kosova po lulëzon dhe Gjermania është buzë recensionit. Kanë me u kthy bashkatdhetarët tanë, por ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Kurti.