Kurti për takimin e radhës me Abdixhikun: Do të ndodhë porsa të merremi vesh, shpresojmë për marrëveshje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim për takimin e radhës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Kurti tha se takimi i radhës do të caktohet pasi palët të merren vesh, ndërsa tha se shpreson se do të arrihet edhe një marrëveshje. “Do të ju…

Lajme

28/08/2026 15:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim për takimin e radhës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Kurti tha se takimi i radhës do të caktohet pasi palët të merren vesh, ndërsa tha se shpreson se do të arrihet edhe një marrëveshje.

“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, ka deklaruar Kurti.