Kurdët shkëmbyen tre xhihadistë me 300 civilë të rrëmbyer!
Pjesëtarët e organziatë IS të hënën në mbrëmje liruan mbi 300 civilë të rrëmbyer gjatë ditës në krahinën Idlib, në veriperënim të Sirisë, njoftuan burime kurde.
Bota
“Mbi 300 njerëz, të cilët me pesë autobusë dhe me minibus vinin nga qyteti kurd Afrin, janë liruar të hënën në mbrëmje, pasi ishin ndaluar gjithë ditën nga grupi islamik i quajtur Ushtria islame, derisa po shkonin në Haleb për të marrë rrogat”, i tha agjencisë së lajmeve AFP, Navaf Halil, zëdhënës i Partisë së bashkimit demokratik PYD në Evropë.
“Ata janë liruar në shkëmbim me tre islamikë, të cilët ishin zënë robër nga forcat kurde në Afrin”, shtoi ai.
Grupe islamike, aleate të grupit xhihadist al-Nusra, janë shumë aktive në Idlib, ku luftojnë kundër regjimit sirian.
Lirimin e pengjeve e konfrimoi edhe Opservatori sirian për të drejtat e njeriut.