Kur rrezikohet Kosova, unë jam Zafiri i ’98-së

I ftuari i parë në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ishte Zafir Berisha nga Nisma.

Lajme

30/11/2015 21:47

“Jo me gjuajt gaz, po për Kosovën jam në gjendje me gjuajt gjithçka”, tha ai duke diskutuar për ngjarjet e sotme në Kuvend.

“Kur rrezikohet Kosova, unë jam ai Zafiri i ’98-së”, tha Berisha.

Berisha tha për Televizionin Rrokum se ka folë me nji avokat dhe nesër ka me paditë Gazetën Express dhe kreun e saj, Berat Buzhalën, për lajmin me titull skandaloz.

“Berat Buzhala asht dora e zgjatur e krimit të organizuar”, tha Berisha.

Berisha ma tej shpjegoi se ka vendose me luftuar kundër këtyre bandave që veprojnë në interes të njerëzve në pushtet.

Ndërsa për pezullimin e opozitës Berisha tha se s’ka koment dhe se kane me vazhdue edhe nëse ka arrestime të deputetëve të tjerë.

“Ka pasur zëra që donë me na pezulluar për 3 muaj, po ka dalë dikush i mençur dhe e ka tërhequr këtë vendim, edhe pse çuditem nëse aty ka mbet dikush i mençëm”, vazhdoi Berisha.

Ndërsa në fund të bisedës Berisha tha se nëse nuk tërhiqen marrëveshjet ka me u tërheq Qeveria.