Kur natyra bashkohet në trupin e njeriut (Foto)
Shumë herë, natyra ka qenë e përdorur si një burim i inspirimit. Ndërsa në Rusi, një artiste e quajtur Pis Saro, po i shfrytëzon elementet e natyrës për të bërë tatuazhe.

Fun
Ajo ka deklaruar se deri tani ka bërë me qindra e mijëra tatuazhe të tilla, të cilat duken sikur të ishin me ngjyra uji, transmeton lajmi.net.
Përveç në Rusi, ajo ka vizituar edhe Turqinë, Libanin, Gjermaninë, Holandën dhe Çekinë ku tek shumë njerëz ka pikturuar gjëra të ndryshme, e ndërsa Zvicra është destinacioni i saj i ardhshëm.
“Burri im dhe unë jemi të lumtur të udhëtojmë në të gjitha kushtet, pa para apo komoditet. Në natyrë, gjithçka është e përsosur”, tha ajo.
Arti i saj i frymëzuar nga natyra, rezulton në tatuazhe tepër të bukura, të veçanta dhe shumëngjyrëshe. /lajmi.net