Kur edhe Alberta Troni voton për shkarkimin e Rektorit
Alberta Troni është profesor i Asocuar në degën e Muzikës në Fakultetin e Arteve e ajo ishte edhe kandidate e LDK-së për deputete në zgjedhjet e parlamentare në Kosovë, por sot, po del t’i ketë dëshpëruar shumë njerëz, madje vota e saj pritet të rishikohet edhe nga vet ish shefi i saj i partisë, Isa Mustafa.

Lajme
Ajo si anëtare e Këshillit Drejtues të UP-së, votoi për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu. E shumë nga ata që e njohin kanë filluar të ‘ ja shohin për të madhe’ këtë veprim, raporton lajmi.net.
Përveç shumë të tjerëve, edhe publicisti Halil Matoshi i ka thënë asaj se tashmë ka humbur simpatinë e qytetit ku është rrit dhe edukuar.
Ka edhe nga ata që kanë shkruar “Alberta Troni, dysh e ki”.
Ja postimi i plotë i Matoshit:
Alberta Troni nga sot e ke humbe simpatine e qytetit ku je rrite dhe edukue!
Alberta Troni a edhe ti me analfabetet funksional, qe duen me ba tregti me tituj akademik dhe me na i marr n’qafe femijte tane, a?
Kurr s’kisha me e besue se bahesh ne ni mendje me inxhen Shefkije (si mendesi e jo si person-grue!)
Kurre!!!
E te mos flas per sejmenet -spiuj tjere te parapolitikes ne Kosove!???
Pjesa e qytetnueme e Serbise u ngrit me e mbrojt Neurologun Kostic (Kryetar Akademie) qe u kallxoi serbeve se Kosova asht shtet i pavarun dhe se duhet ta sherojne neurozen e shkaktueme nga primitivizmi dhe etnonacionalizmi serb, kurse ne Kosove gjithandej po fiton injoranca, si fuqi, sepse asht ne shumice. Ende.
Dhe kesaj shumice ia bani ni argat edhe artistja dhe bashkqytetarja jone Alberta!
E trishtueshme!!!
P.S.
Njeriut i dhemb ma se shumti kur e zhgenjen njeriu ne te cilin ka uzdaje! / lajmi.net