Kupina pas anketës së UNDP-së: Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes, më e larta në historinë e institucionit

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj anketës së organizuar nga UNDP-ja, e cila tregon për rritje të kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj Presidencës. Kupina përmes një postimi në Facebook ka thënë se pëlqyeshmëria me punën e Osmanit është më e larta në historinë e institucionit të Presidencës. “Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës…

Lajme

25/07/2024 16:12

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj anketës së organizuar nga UNDP-ja, e cila tregon për rritje të kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj Presidencës.

Kupina përmes një postimi në Facebook ka thënë se pëlqyeshmëria me punën e Osmanit është më e larta në historinë e institucionit të Presidencës.

“Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69 %”, ka shkruar Kupina.

Sipas Kupinës ajo se çka e ka sjellë këtë përqindje dhe vlerësim të presidentës është, lidershipi, vizioni e përkushtimi.

“Lidership, vizion, përkushtim, gardiane e interesit qytetar e shtetëror dhe e aleancave, përfaqësuese e denjë shtetërore”, ka thënë Kupina. /Lajmi.net/