Kupa e Mbretit: Hidhet shorti për çerekfinalen

Është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Sport

21/01/2022 13:54

Barcelona mbeti jashtë garës për Kupën e Mbretit, ku do të vazhdojë Athletic Bilbao pas një fitore në thrilerin e mbrëmshëm në San Mames.

Skuadra e Bilbao do të ketë punë të vështirë edhe në çerekfinale, ku është vënë përballë skuadrës së Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Kjo fazë na sjell derbi edhe në një tjetër çift. Real Sociedad do të ketë punë me Real Betis – dy skuadra këto me formë mjaft të lartë këtë edicion.

Valencia do të përballet me Cadiz, kurse Mallorca ka punë me Rayo Vallecano. /Lajmi.net/