Kupa e Botës: Tri kombëtare siguruan kualifikimin tutje, pas xhiros së dytë të fazës së grupeve

Sot ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e fazës së grupeve. Kampionati Botëror 2022 ka parë të përfundojë edhe xhiron e dytë të fazës së grupeve, shkruan lajmi.net. Nga skuadrat pjesëmarrëse, vetëm tri kombëtare kanë arritur që edhe matematikisht të sigurojnë kualifikimin. Këto kombëtare janë Franca, Brazili dhe Portugalia që mposhti sonte kombëtaren e Uruguait.…

Sport

28/11/2022 23:06

Sot ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e fazës së grupeve.

Kampionati Botëror 2022 ka parë të përfundojë edhe xhiron e dytë të fazës së grupeve, shkruan lajmi.net.

Nga skuadrat pjesëmarrëse, vetëm tri kombëtare kanë arritur që edhe matematikisht të sigurojnë kualifikimin.

Këto kombëtare janë Franca, Brazili dhe Portugalia që mposhti sonte kombëtaren e Uruguait.

Franca luan në grupin D, ku luajnë edhe Australia, Danimarka dhe Tunizia. Francezët morën dy fitore në ndeshjet e para.

Dy fitore mori edhe Brazili nga grupi G, duke mposhtur Serbinë dhe sot Zvicrën.

Portugalia në anën tjetër është në grupin H, me Ganën, Korenë Jugore dhe Uruguain. Portugezët mposhtën Ganën e Uruguain, kurse ndeshjen e fundit e luajnë ndaj Koresë Jugore. /Lajmi.net/