Kuotat e basteve: Prishtina s’bëhet “hesap” ndaj Dritës, Ferizaj favorizohet ndaj Malishevës
Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar nis ditën e sotme (e shtunë) me dy ndeshje hapëse. Vëmendja kryesore do të jetë në takimin që ndryshe njihet si klasikja e futbollit të Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës. Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është arenë e kësaj përballjeje, shkruan lajmi.net. Takim tjetër interesant pritet…

Sport
Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar nis ditën e sotme (e shtunë) me dy ndeshje hapëse.
Vëmendja kryesore do të jetë në takimin që ndryshe njihet si klasikja e futbollit të Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës.
Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është arenë e kësaj përballjeje, shkruan lajmi.net.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe Ferizaj. Ekipi që mban emrin e këtij qyteti luan me Malishevën.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këto dy përballje.
Drita është favorizuar dukshëm në sfidën kundër Prishtinës. Kuota për fitoren e gjilanasve llogaritet 1.60, barazimi 3.60, ndërsa për triumfin e kryeqytetasve kuota llogaritet 4.75.
Favorit për të fituar është edhe Ferizaj, veçse këta të fundit janë për një nuancë për të favorizuar krahas Malishevës.
Fitorja e Ferizajt llogaritet me kuotën 2.37, barazimi 2.90, teksa për triumfin e ekipit të Bylbyl Sokolit kuota llogaritet 2.87.
Dyja ballafaqimet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/