Kulusevski: Nuk mendova dy herë për Juventusin

Anëtari më i ri i Juventus, Dejan Kulusevski, ka dhënë komentet e tij të para si lojtar i ‘Zonjës së vjetër’.

Sport

02/01/2020 22:30

Kulusevski sot edhe zyrtarisht është bërë lojtar i Juventus, duke vënë nënshkrimin në kontratën 35 milionëshe.

Pasi nënshkroi me Juventus, reprezentuesi i Suedisë ka bërë të ditur se nuk u mendua dy herë për ofertën e Juventus.

“Jam shumë i lumtur, 2020 nuk mund të niste më mirë” ka thënë Kulusevski, transmeton lajmi.net.

“Është një ditë e rëndësishme për mua, shokët e mi, familjen dhe të gjithë që kanë punuar me mua” ka shtuar lojtari.

Kulusevski, gjatë huazimit tek Parma, ka shënuar katër gola me shtatë asistime, në 17 paraqitje. /Lajmi.net/