Kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Peran të Podujevës, pasi është raportuar se i dyshuari kultivon bimë narkotike brenda oborrit të shtëpisë së tij. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të kryer me vendim të prokurorit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë bimë narkotike me gjatësi rreth 35 centimetra dhe peshë…

Lajme
Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Peran të Podujevës, pasi është raportuar se i dyshuari kultivon bimë narkotike brenda oborrit të shtëpisë së tij.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të kryer me vendim të prokurorit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë bimë narkotike me gjatësi rreth 35 centimetra dhe peshë totale prej rreth 17.09 gram.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari m/k kultivon bimë narkotike brenda oborrit të tij. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është bërë kontrolla e shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë lëndë narkotike me gjatësi rreth 35 cm me peshë të përgjithshme rreth 17.09 gr. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.