Kukulla Michelle Keegan
Michelle Keegan edhe një herë na tregon se trupi, fytyra dhe flokët e saj kanë emrin ‘perfeksion’.

ShowBiz
Modelja dhe ylli televiziv Michelle Keegan dëshmon se me të vërtetë e ka merituar vendin e dytë si femra më seksi në botë sipas FHM.
Ajo është në ballinën e revistës ‘Cosmopolitan Body’ në Angli dhe shkëlqen e tëra me plot buzëqeshje e dashuri.
‘Body’ është revsitë e Cosmopolitan për shëndetin dhe fitnesin dhe Keegan rrëfen se ajo arrin të mbajë trupin dhe shëndetin në formë për shkak të vetëbesimit që fiton nga i fejuari i saj Mark Wright.
Michelle është shprehur: ‘Që kur jam njohur me Mark kam qenë më vetëbesuese thjesht sepse jam e lumtur. Është një reaksion zinxhir.’
‘Nëse jeni të lumtur u e ndjeni dhe e shihni atë. Fillon nga brenda. Ai më komplimenton shumë, gjë që më parë nuk e kam përjetuar kurrë. Edhe kur nuk e ndjej, është mirë të dëgjoj komplimentet pasiqë un nuk përpiqm të lë mbresa te askush tjetër, vetëm Mark më intereson’, ka shtuar Keegan.
27 vjeçarja është takuar me Mark Wright në Dubai dhe një vit më vonë janë fejuar po aty dhe Dubain e konsiderojnë si vendi i dashurisë së tyre.