Kuka numëron sukseset e xhudistëve: “Juve tjerëve xhudo do ua prish disponimin në dekadat e ardhshme”
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka numëruar sukseset e xhudistëve kosovarë. Kuka në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për katër xhudistë kosovarë me norma olimpike, shkruan lajmi.net. Trajneri Kuka në atë postim ka dërguar edhe një porosi për “të tjerët” duke thënë se xhudo do ua “prish disponimin” atyre në dekadat e…
Sport
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka numëruar sukseset e xhudistëve kosovarë.
Kuka në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për katër xhudistë kosovarë me norma olimpike, shkruan lajmi.net.
Trajneri Kuka në atë postim ka dërguar edhe një porosi për “të tjerët” duke thënë se xhudo do ua “prish disponimin” atyre në dekadat e ardhshme.
POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):
Xhudo numëron për momentin 4 Norma Olimpike!
Sa e di unë normat e vetme deri tash për Kosoven në të gjitha sportet.
Kaq për xhudon …
Po e ndaj këtë lajm për miqtë që u gëzohen sukseseve tona!
E juve tjerve ,xhudo do jau prish disponimin tash e shumë vite e dekada në të ardhmen./Lajmi.net/