Cila është e ardhmja e Vedat Muriqi?
Valencia ka vendosur sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në listën e lojtarëve që synon për të përforcuar repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediumit turk “Sabah”, që i referohet raportimeve të “El Gol Digital”, klubi spanjoll po e monitoron nga afër 32-vjeçarin dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi. Interesimi…
Sport
Valencia ka vendosur sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në listën e lojtarëve që synon për të përforcuar repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit turk “Sabah”, që i referohet raportimeve të “El Gol Digital”, klubi spanjoll po e monitoron nga afër 32-vjeçarin dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi.
Interesimi i Valencias lidhet edhe me mundësinë e largimit të sulmuesit Umar Sadiq, ndërsa Muriqi shihet si një prej alternativave për ta mbuluar këtë pozitë.
Megjithatë, realizimi i këtij transferimi do të varet edhe nga gatishmëria e futbollistit për t’u larguar nga Fenerbahçe.
Muriqi, i cili iu bashkua skuadrës turke nga Mallorca për 15.5 milionë euro në fillim të këtij sezoni, ka regjistruar nëntë gola dhe dy asistime në 18 paraqitje.
Përveç sulmuesit të Kosovës, Valencia po shqyrton edhe emrat e Artem Dovbyk dhe Richarlison si alternativa për repartin ofensiv.