Kujdes nga Ibrahimovic

Paris Saint-Germain mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, sipas sulmuesit në formë, Zlatan Ibrahimovic. Ylli suedez realizoi katër herë, duke u bërë vetëm futbollisti i dhjetë që bëri një gjë të tillë, në fitoren 5-0 ndaj Anderlechtit të mërkurën. “Ndihem mirë, këtë vit, jemi më të fortë, jemi futbollistë të fortë”, deklaroi Ibrahimovic…

Sport

24/10/2013 09:42

Paris Saint-Germain mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, sipas sulmuesit në formë, Zlatan Ibrahimovic. Ylli suedez realizoi katër herë, duke u bërë vetëm futbollisti i dhjetë që bëri një gjë të tillë, në fitoren 5-0 ndaj Anderlechtit të mërkurën.

“Ndihem mirë, këtë vit, jemi më të fortë, jemi futbollistë të fortë”, deklaroi Ibrahimovic për BeIn Sport. Ai beson se skuadra nga Parc des Princes mund të triumfojë në garën kontinentale këtë vit.

“Ne mund ta fitojmë garën por ju kujtoj se sa më larg që shkoni, aq më vështirë bëhet. Viti im i parë në Paris ishte fantastik, por ky vit është edhe më i mirë”, u shpreh ai.

Ekipi i trajnerit Laurent Blanc kryeson në Grupin C me nëntë pikë nga tri ndeshjet e para dhe ka golaverazh prej +11. Në ndeshjen e radhës takohet sërish me Anderlechtin, por në Paris, më 5 nëntor.