Kujdes nga Atletico Madrid
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka lavdëruar intensitetin e lojës së Atletico Madridit derisa skuadrat përgatiten të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalan do të ndeshet me rivalin nga La Liga në çerekfinale të garës elite të klubeve evropiane. Dhe, Valdes ka pranuar se Barcelona nuk do ta ketë aspak lehtë në…
Sport
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka lavdëruar intensitetin e lojës së Atletico Madridit derisa skuadrat përgatiten të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti katalan do të ndeshet me rivalin nga La Liga në çerekfinale të garës elite të klubeve evropiane.
Dhe, Valdes ka pranuar se Barcelona nuk do ta ketë aspak lehtë në ballafaqim me ekipin e Diego Simeones që ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni duke u shfaqur edhe si kandidat për titull në La Ligë.
“Ata janë skuadër që ju vë nën presion me një intensitet në stil të njëjtë me trajnerin e tyre dhe i uroj për gjithçka që janë duke bërë”, deklaroi Valdes gjatë një konference për shtyp.
Barcelona do të takohet me Real Madridin në El Clasico të dielën, kurse pas dhjetë ditësh do të zhvillojë duelin e parë me Atletico Madridin në Camp Nou.