Kujdes ndaj diellit: Kjo i ndodhi një adoleshente pasi morri djegie të tmerrshme

Një adoleshente ka shfaqur imazhe të stomakut të djegur nga dielli – pavarësisht që ka përdorur krem kundër diellit.

Lifestyle

26/07/2019 16:10

Maisie Squires 16 vjeçare, ka qenë duke i shpenzuar pushimet në Kubë, por fatkeqësisht ajo morri djegie ektstreme. Vajza tregon se kishte përdorur krem kundër djegies po mjaftoi një orë që rrezet tropikale ta djegin barkun dhe shpinën e saj.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq asaj iu deshën 9 orë të fluturonte nga Kuba në Britani të Madhe, raporton “Daily Mail”.

Ajo ndau fotot në Facebook dhe tha “Nuk e kam problem se sa e shëmtuar duke shpina ime, por imagjiinoni të merrni këtë djegie dhe të udhëtoni 9 orë për në shtëpi, jam e shokuar.” /Lajmi.net/