Kujdes me hedhjen e mbeturinave në Deçan, pason gjoba

Ndonëse ka disa dit që Komuna e Deçanit ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave dhe mbylljen e deponive ilegale te cilat janë të shumta. Kompania e kontraktuar për largimin e mbeturinave në bashkëpunim më Drejtorin për emergjenca Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime  Publikë janë pothuajse gjatë gjithë kohës në teren.

Lajme

12/10/2017 15:14

Komuna e Deçanit thotë se, më intensitet të shtuar është duke u punuar që të rrafshohet në tersi deponia e mbeturinave inerte e cila gjendet përgjatë magjistrales Deçan-Pejë, (te Prroni i Behovcit ) konkretisht në fshatin Lebushë .

Kjo deponi do të mbyllet në tersi do të behet mbushja e saj dhe do të mbillet gjelbërim.

Sipas Drejtorit për Emergjenca Mbrojtje dhe Shpëtim, Izet Zenuni ky lokacion është nënë vëzhgimin e kamerave .

Ai ose ajo qe zihet duke hedhur mbeturina do të gjobitet sipas gjobave të parapara më ligj.

Për persona fizik gjoba është nga 50 euro deri më 500 euro. /Lajmi.net/