Kufijtë kulturorë
Autori i Family Guy, Seth McFarlaine, do ta krijojë një serial të ri - Bordertown, me fokus në ndryshimet kulturore të Amerikës. Personazhet do të jetojnë në Texas, simbolin e kufijve.

ShowBiz
Autori i serialit të animuar Family Guy, Seth McFarlaine, ka marrë dritën e gjelbër nga kompania Fox për krijimin e një seriali krejtësisht të ri.
Rrjeti televiziv ka njoftuar se e ka angazhuar atë për realizimin e Bordertown.
Ky serial do të përqendrohet në jetën e personazhit kryesor Bud Buckwald, i cili është agjent patrullues i kufirit në një qytet shkretinor në Texas.
Bud nuk e ka të lehtë t’i adaptohet ndryshimeve kulturore në Amerikë dhe ka një marrëdhënie komplekse me familjen e fqinjit të tij, Ernesto Gonzales, emigrant meksikan.
Bordertown do të jetë i mirëseardhur për Seth McFarlaine, sepse dy serialet e tij, The Cleveland Show dhe American Dad, nuk do të vazhdojnë së transmetuari prej sivjet, respektivisht prej vitit të ardhshëm.
A.M.