Kuçi: Marrëveshja PDK-LDK ka hequr traumat e zgjedhjeve
Sipas Nënkryetarit të PDK’së, Hajredin Kuçi, marrëveshja PDK-LDK që zgjedhjet të mbahen në muajin qershor të këtij viti ka larguar traumat e zgjedhjeve në Kosovë. Ai thotë se se vendi ka nevojë për zgjedhje të përgatitura mirë.

Lajme
Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se marrëveshje mes Thaçit e Mustafës ka ndikuar që të largohet trauma e zgjedhjeve në Kosovë, raporton Rtklive.
”Mendoj se marrëveshja e djeshme që është arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së ka hequr atë logjikën e traumave në Kosovë”, ka thënë ai.
Marrëveshja mes PDK’së dhe LDK’së është bërë një ditë pas nismës së AAK-së për rrëzimin e Qeverisë, e cila nuk mori përkrahjen as të LDK’së e Vetëvendosjes.
Sidoqoftë, Hajredin Kuçi mendon se para zgjedhjeve të shpejta, Kosova ka nevojë për zgjedhje demokratike.
”Kosova ka nevojë për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike – të përgatitura mirë – me vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.