Kubo shpjegon pse u largua nga Villarreal dhe kaloi te Getafe

Një ndër marrëveshjet më interesante të afatit të janarit ishte kalimi i Takefusa Kubos te Getafe në formë huazimi.

Sport

18/01/2021 19:21

Real Madridi edicionin e kaluar e huazoi japonezin te Villarreali, por shkaku i minutazhës së ulët u largua pas disa muajve, transmeton lajmi.net.

Kubo tha se ka zgjedhur Getafe sepse ishte skuadra që kishte shprehur me së shumti interesim.

“Jam lojtar i ri dhe duhet të ndihem si futbollist. Zgjodha Getafe sepse janë skuadër që kanë shprehur shumë interesim për mua”.

“Kisha mundësinë të isha prezent në dy golat javën e kaluar dhe kjo me dha besim. Objektivi kryesor është të ndihmojë skuadrën, që do me ndihmojë të rritem si futbollist”, deklaroi ai.

Kubo është ndër talentët më të mirë në La Liga, por është huazuar në tri skuadra në vitet e fundit./Lajmi.net/